Aktualitet

Në Kosovë u konfirmua rasti i parë me linë e majmunëve, Tomini: Nuk ka vend për panik, por duhet treguar kujdes personal dhe komunitar

Drejtuesja e ISHP-së u shpreh gjithashtu se ISHP është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore të Kosovës, për çdo rast apo kontakte të personave me pacientin e infektuar.

27 Dhjetor 2024, 15:59 Nga r.ll
Në Kosovë u konfirmua rasti i parë me linë e majmunëve,
foto ilustruese

TIRANË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në vend me linë e majmunëve. I infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare, i cili ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma të tilla si temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje.

Lidhur me këto zhvillime dhe lëvizjet e shumta të qytetarëve për shkak edhe të festave, Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë ka reaguar duke thënë se nuk ka vend për panik, por duhet treguar kujdes.

"Që në periudhën e Gushtit pas alarmit të dhënë nga OBSH, të gjitha strukturat janë aktivizuar kundrejt alertit të kësaj emergjence në të gjitha qendrat shëndetësore edhe në shërbimin e sëmundjeve infektive. Padiskutim që kujdesi ndaj higjenës, kontakteve të ngushta, grupeve specifike, kontakteve seksuale me shumë partnerë duhen patur paraysh nga populllata. Është një sëmundje që nuk duhet të krijojë panik për popullatën, por kujdesi sigurisht në kontaktet e ngushta duhet kujdes personal dhe komunitar.", u shpreh Eugena Tomini, drejtuese e ISHP-së. 

Ajo u shpreh gjithashtu se ISHP është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore të Kosovës, për çdo rast apo kontakte të personave me pacientin e infektuar.

eugena tomini ishp lina e majmuneve

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2024, 13:10 I.A

Të shtëna me armë në Bulqizë

BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ...