Aktualitet

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn! SPAK: Nuk ka prova që tregojnë përfshirjen e tij në trafikun e drogës

Më herët, SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes pasi nuk kishte prova të mjaftueshme që tregonin implikimin e tij në trafikun e drogës. 

27 Dhjetor 2024, 11:59 Nga ZH.LL
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, GJKKO pushon
Arber-Selim Çekaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Selim Çekajn, i akuzuar për 49 kg kokainë në kontejnerin me banane. Më herët, SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes pasi nuk kishte prova të mjaftueshme që tregonin implikimin e tij në trafikun e drogës. 

Selim Çekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda kontenierëve te kompanisë së emër të tij u kapën 49 kg kokainë. Aktualisht ai ndodhet pa masë sigurie.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

selim cekaj arbër çekaj

Sondazh

Poll