27 Dhjetor 2024, 12:55
Nga ZH.LL
Kosove
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mbyllur më 27 dhjetor një tjetër institucion që vepronte sipas sistemit të Serbisë, Ndërmarrja Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut, ka konfirmuar për Radio Evropën e Lirë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tregoi se Policia ka reaguar pasi ka pranuar informacion se një ndërmarrje e tillë gjendet në një ndërtesë banimi afër Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut dhe më pas ky informacion u vërtetua si i saktë.
“Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, dokumentet që u gjetën atje u konfiskuan dhe disa persona u intervistuan dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me strukturën paralele të Mitrovicës së Veriut”, tha Elshani, duke shtuar se nuk ka të arrestuar për këtë rast.
Një ditë më herët u mbyllën dy ndërmarrje publike serbe, që punonin sipas sistemit të Serbisë: Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këto institucione të mbyllura kundërligjshëm kanë grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset për shfrytëzimin “e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”.
Ndërkaq, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin urti, po vazhdon me “aksione të paligjshme, përshkallëzuese” në veri të Kosovës.
Nga kjo parti thanë se do të bisedojnë me punonjësit e institucioneve të mbyllura për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes dhe ndihmës që mund t’u ofrohet atyre.
Institucionet enë Kosovëqë veprojnë në sistemin e Serbisë konsiderohen të paligjshme, dhe për këtë arsye, që në fillim të vitit ka nisur mbyllja e tyre.
Deri tani janë mbyllur disa organe të përkohshme komunale, Posta e Serbisë në veri të Kosovës, Banka Kursimore e Postës, Instituti për Sigurime Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, si dhe disa kompani komunale.
Po ashtu, Kosova ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, gjë që ka vështirësuar pagesën e pagave për pjesëtarët e komunitetit serb që marrin rroga nga buxheti i Serbisë.
Këto hapa, Qeveria e Kosovës ka thënë se i ka ndërmarrë për të shtrirë sovranitetin, por është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar që kërkon që këto çështje të zgjidhen në kuadër të dialogut të Brukselit, në mënyrë që të shmanget rritja e tensioneve në terren.
Në anën tjetër, Serbia refuzon të mbyllë institucionet e saj në territorin e Kosovës dhe shumicën e tyre i ka zhvendosur afër pikave kufitare nga ana e Serbisë./ REL
veriu i kosoves
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:59
ZH.LL
Arber-Selim Çekaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Selim Çekajn, i akuzuar për 49 kg kokai...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:44
ZH.LL
kutite e sekuestruara
KUÇOVË- Një 52-vjeçare është proceduar penalisht pasi shiste lëndë piroteknike në ku...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:14
ZH.LL
Philip Plein
TIRANË- Hotel Plein, i cili është inauguruar vetëm tre muaj më parë në Milano, tashmë po zgjerohet jas...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:15
M.B
Foto ilustruese
DIBRA- Një 40-vjeçar me inicialet G. GJ., është arrestuar në Dibër pasi dyshohet se teksa drejtonte au...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:05
ZH.LL
policia
KUKËS- Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes s&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:56
ZH.LL
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë p&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:15
M.B
Parashqevi Simaku
TIRANA- Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar dokumente që hedhin dritë mbi ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 09:33
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 07:58
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka njohur një rritje t...