Aktualitet

Kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin banesës, në pranga 54-vjeçari në Kamëz

54-vjeçari me iniciale B.D ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. 

27 Dhjetor 2024, 14:48 Nga E. D
Kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me
foto ilustruese

KAMËZ- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale B.D ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.  Siç raportohet nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç. Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2024, 13:10 I.A

Të shtëna me armë në Bulqizë

BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ...