Aktualitet

Atentati ndaj Luan Tërnovës/ Policia: Është gjetur i djegur një motomjet

Policia njofton se motori i djegur është gjetur aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos dhe dyshohet se është përdorur nga autori.

27 Dhjetor 2024, 13:19 Nga I.A
Atentati ndaj Luan Tërnovës/ Policia: Është gjetur i djegur
Policia

BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Bulqizë. Mësohet se pas raportimin për të shtënat me armë ndaj Luan Tërnovës, është gjetur një motomjet i djegur. Policia njofton se motori i djegur është gjetur aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos dhe dyshohet se është përdorur nga autori. 

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.

luan tërnova te shtena me arme ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2024, 13:10 I.A

Të shtëna me armë në Bulqizë

BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ...