27 Dhjetor 2024, 11:44
Nga ZH.LL
kutite e sekuestruara
KUÇOVË- Një 52-vjeçare është proceduar penalisht pasi shiste lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin. Sipas policisë, është kontatuar se në dyqanin e saj në lagjen "1 Maji", shiteshin ilegalisht, kapsolla.
Gjatë kontrollit të policisë, janë sekuestruar kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan. Ndaj 52-vjeçares me iniciale, F. S., ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë
Kontrolle të përditshme gjatë periudhës festive, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin.
Shiste ilegalisht, kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”, procedohet penalisht 52-vjeçarja.
Sekuestrohen kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e saj, shiteshin lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.
kucove lende piroteknike
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:14
ZH.LL
Philip Plein
TIRANË- Hotel Plein, i cili është inauguruar vetëm tre muaj më parë në Milano, tashmë po zgjerohet jas...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:15
M.B
Foto ilustruese
DIBRA- Një 40-vjeçar me inicialet G. GJ., është arrestuar në Dibër pasi dyshohet se teksa drejtonte au...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 11:05
ZH.LL
policia
KUKËS- Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes s&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:56
ZH.LL
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë p&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 10:15
M.B
Parashqevi Simaku
TIRANA- Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar dokumente që hedhin dritë mbi ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 09:33
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 07:58
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka njohur një rritje t...
Aktualitet
27 Dhjetor 2024, 07:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me k...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 22:33
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga ...