Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 40-vjeçari në Dibër

Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

27 Dhjetor 2024, 11:15 Nga M.B
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 40-vjeçari
Foto ilustruese

DIBRA- Një 40-vjeçar me inicialet G. GJ., është arrestuar në Dibër pasi dyshohet se teksa drejtonte automjetin është përfshirë në një aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në fshatin Urakë të Matit. Nga ky aksident ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast.

dibra

Sondazh

Poll