Aktualitet

Trafikonte emigrantë drejt Britanisë së Madhe, GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

27 Dhjetor 2024, 10:56 Nga ZH.LL
Trafikonte emigrantë drejt Britanisë së Madhe, GJKKO vendos Arben
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Rushitin, i akuzuar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Rushitin, duke i hequr masën e arrestit me burg. 

Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Arben Rushiti ishte arrestuar për përfshirjen në një rrjet kriminal që dërgonte ilegalisht emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas akuzave, rrjeti kishte krijuar një skemë për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke siguruar dokumentacion të rremë për qytetarët.

 

gjkko arben rushiti

Sondazh

Poll