27 Dhjetor 2024, 12:41
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qeveria e PD-së nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme e deri në datën 15 maj të vitit që vjen. Berisha tha se lgji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve. Ai shtoi se Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çështja e tretë që unë dua të sjellë në vëmendje. Qeveria po shfrytëzon ditët e fundit të vitit për të mbuluar në një farë mënyrë, vjedhjen më të madhe të kohërave, që është vjedhja në portin e Durrësit. Pasi anulloi për arsye pazaresh tenderin e parë, ajo po shpall këto ditë tenderin 400 milionë euro për fazën e parë të portit në Porto Romano.
Natyrisht fituesi është përcaktuar, por unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 maj të vitit që vjen. Ligji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve.
Por përveç kësaj Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë euro dhe unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve. Porti i Durrësit, port mijëra vjeçar, do të funksionojë, do të përmirësohet, do të thellohet sipas të gjitha projekteve ekzistuese për këtë port, dhe kurrë shqiptarët nuk do të ndërtojnë me taksat e tyre një port të ti, në mënyrë që Edi Rama të ndërtojë parajsën e vet me arabin e tij, Alalabarin dhe çunat e Dubait në Durrës në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
sali berisha
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:42
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka konsideruar mashtrim të paskrupullt deklaratën e zëdhënëses Koç...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:36
M.B
Belinda Balluku
TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspe...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur me short për të vendosur mbi ankimimin e Prokurorisë s...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:33
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar uebisitin ku mund të votojë diaspora për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:17
M.B
Arlind Qori
TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka njer&eu...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:19
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tir...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:13
ZH.LL
Hovenier
KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta sho...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:56
M.B
Dashamir Shehi
TIRANA- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe partia “Djathtas 1912” kanë paraqitur ditën e sotme plat...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:43
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë...
Politike
27 Dhjetor 2024, 11:32
ZH.LL
Flamuri i Kosoves
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka propozuar masa shtesë ndaj Rusisë, duke bërë që të përforcohen m&eum...