Politike

SPAK ankimoi vendimin e GJKKO/ Zgjidhet gjyqtari që do shqyrtojë çështjen Berisha

SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e shkallës së parë për të liruar nga arresti shtëpiak Berishën.

27 Dhjetor 2024, 12:35 Nga I.A
SPAK ankimoi vendimin e GJKKO/ Zgjidhet gjyqtari që do shqyrtojë
Sali Berisha

TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur me short për të vendosur mbi ankimimin e Prokurorisë së Posaçme për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e shkallës së parë për të liruar nga arresti shtëpiak Berishën.

Dy prokurorët që po hetojnë çështjen "Partizani" janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim do të mbahet më 6 Janar me gjyqtaren Flojera Davidhi.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në çështjen Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

sali berisha engert pëllumbi

Sondazh

Poll