Politike

PD bën publik uebisitin për diasporën/ Berisha: Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës

Kreu i demokratëve ka ftuar shqiptarët e diasporës të votojnë në zgjedhjet të cilat sipas tij, ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura.

27 Dhjetor 2024, 12:33 Nga DOSJA
PD bën publik uebisitin për diasporën/ Berisha: Pjesëmarrja
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar uebisitin ku mund të votojë diaspora për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka deklaruar se ky uebsit është përgatitur nga ekspertë, të cilët kanë krijuar lehtësira për çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.

Kreu i demokratëve ka ftuar shqiptarët e diasporës të votojnë në zgjedhjet të cilat sipas tij, ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura. Berisha thekson se pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe, si një faktor përcaktues në fitoren e opozitës.

"Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve se sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.
Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.
Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Merr çdo informacion dhe është një lehtësi shumë e madhe, për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.
Regjistrohen në këtë ueb për të pasur të gjitha lehtësitë që meritojnë për pjesëmarrjen në votime, për ushtrimin e të drejtës së votës, të drejtës kushtetuese të votës.
Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit. Përpjekje të tjera vazhdojnë. Ne jemi në një seri takimesh në vende të ndryshme dhe do të vazhdojmë këto takime intensive si për të bërë fushatë elektorale, po ashtu për ftuar, informuar qytetarët shqiptarë jashtë vendit për mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre të votës.
Për ne, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025", tha Berisha.

Uebisite:

https://pd.al/diasporavoton/

sali berisha pd zgjedhjet 11 maj

Sondazh

Poll