26 Dhjetor 2024, 20:35
Nga N.F
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook". Lapaj shkruan se kryebashkiaku Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik. Sipas tij ai është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat.
Lapaj shtoi se nuk e harron kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj. Ai tha se në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.
Lapaj theksoi se Veliaj është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë. Ai gjithashtu shtoi se inkurajon SPAK të hetojë edhe kryeministrin Edi Rama të cilin e quan shef. Sipas tij Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë.
Reagimi i plotë i Adriatik Lapajt:
Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik. Është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat. Do bëhesh si Erioni thonë...njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë.
Nuk do e harroj kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj. Në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.
Është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë. Inkurajoj Spak të hetojë tej tij edhe shefin e tij, Edi Ramën.
Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë.

adriatik lapaj veliaj
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga ana e SPAK, ...
Politike
26 Dhjetor 2024, 20:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me strukturat e PD, Dega Nr.5 në Tiran&e...
Politike
26 Dhjetor 2024, 19:42
N.F
Takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim lamtumire ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Politike
26 Dhjetor 2024, 19:19
I.A
SPAK
Prokuroria e Posaçme përmbyll hetimet ndaj drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpu...
Politike
26 Dhjetor 2024, 18:55
I.A
Ardi Veliu
VLORË- Ardi Veliu ka marrë një tjetër detyrë nga Partia Socialiste, këtë herë në Vlorë. P...
Politike
26 Dhjetor 2024, 18:52
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Prokurorinë e Posa&cce...
Politike
26 Dhjetor 2024, 16:59
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë shpjegime për dëshminë që ka dhën...
Politike
26 Dhjetor 2024, 16:46
r.ll
mbledhja e këshillit bashkiak te tiranes
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ...
Politike
26 Dhjetor 2024, 16:35
N.F
Artan Ajruli dhe Përparim Bajrami
MAQEDONI E VERIUT- Pronari i kompanisë nga Kumanova Ritron Kopi, Artan Ajruli, është arrestuar si pje...
Politike
26 Dhjetor 2024, 16:10
N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur dit&...