Bota

“Bota është më e rrezikshme me mandatin e dytë të Trump”/ Bolton paralajmëron: Gjithçka që ai thotë është mburrje!

Bolton, i cili ishte këshilltari më jetëgjatë i Trump për Sigurinë Kombëtare, ka bërë një kritikë të ashpër për mungesën e njohurive, interesit për faktet ose strategjinë koherente të tij.

24 Dhjetor 2024, 22:32 Nga E. D
“Bota është më e rrezikshme me mandatin e dytë të
Donald Trump, John Bolton

SHBA- Ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton, ka paralajmëruar se një krizë e madhe ndërkombëtare është shumë më e mundshme në mandatin e dytë të Donald Trump, duke pasur parasysh paaftësinë e presidentit të zgjedhur për tu fokusuar në politikën e jashtme. 

Bolton, i cili ishte këshilltari më jetëgjatë i Trump për Sigurinë Kombëtare, ka bërë një kritikë të ashpër për mungesën e njohurive, interesit për faktet ose strategjinë koherente të tij. Gjithashtu ai e ka përshkruar vendimmarrjen e Trumpit si të nxitur nga marrëdhëniet personale dhe jo nga një kuptim i thellë i interesave kombëtare.

Bolton ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet e Trump gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti se vetëm ai mund të parandalonte një luftë të tretë botërore duke i dhënë fund të shpejtë konflikteve në Gaza dhe Ukrainë.

“Është Trump tipik: gjithçka është mburrje. Bota është më e rrezikshme se kur ai ishte president më parë. E vetmja krizë e vërtetë që patëm ishte Covid, e cila është një krizë afatgjatë dhe jo kundër një fuqie të veçantë të huaj, por kundër një pandemie. Rreziku i një krize ndërkombëtare të llojit të shekullit të 19-të është shumë më i mundshëm në një mandat të dytë të Trump. Duke pasur parasysh paaftësinë e Trumpit për t’u fokusuar në vendimmarrje koherente, unë jam shumë i shqetësuar se si mund të duket kjo”, tha Bolton. 

donald trump

Sondazh

Poll