24 Dhjetor 2024, 20:57
Nga r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON – Në prag të fillimit të festave të fundvitit, kompania amerikane e fluturimeve “American Airlines” ndërpreu të martën fluturimet për një periudhë të shkurtër kohore për shkak të një problemi teknik ndërkohë që temperaturat e ftohta ndërlikuan planet e udhëtimit të amerikanëve.
Pas një ore ndërprerje, agjencia rregullatore e transportit e lejoi kompaninë që të rifillojnë fluturimet, ndërkohë që platformat që përcjellin fluturimet njoftuan se vonesat të martën kishin prekur 1,447 fluturime në Shtetet e Bashkuara dhe drejt këtij vendi.
Kompania ‘American Airlines’ u detyrua të ndalojë të gjitha udhëtimet, 3320 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së martë dhe 581 fluturime ndërkombëtare, pas njoftimeve për një problem teknik që ndikoi në mbarë sistemin elektronik të kësaj kompanie ajrore. Por, zyrtarët e kompanisë thanë se kishin hapësirë për të menaxhuar vonesat.
Miliona amerikanë pritet të udhëtojnë brenda 10 ditëve të ardhshme. Sipas agjencisë amerikane për transportin, ky numër pritet të kapë shifrën prej 40 milionë pasagjerësh deri më 2 janar, ndërkohë që ditët më të ngarkuara pritet të jenë e enjtja, e premtja dhe e diela.
Krahas vonesave, priten reshje shiu dhe bore në pjesën veriperëndimore të Paqësorit dhe stuhi në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.
Këto janë festat e para në Shtetet e Bashkuara që kur Departamenti i Transportit mori vendimin që i detyron linjat ajrore që të kompensojnë pasagjerët për vonesa apo anulime të fluturimeve.
Rreth 90 për qind e amerikanëve udhëtojnë me makina gjatë sezonit të festave, sipas organizatës ‘AAA’ që vëzhgon komunikacionin gjatë festave, ndër të tjera.
Këtë vit, çmimi i karburant është i ngjashëm me një vit më parë. Mesatarisht, 3.78 litra benzinë (një gallon) kushton 3.04 dollarë, ndërkohë që vitin e kaluar kjo mesatare ishte 3.13 dollarë. Pritjet në autostrada gjatë festave pritet të jenë rreth 30 për qind më të gjata./VOA
festat ne shba
Bota
24 Dhjetor 2024, 20:26
r.ll
Taleb Abdulmohsenit
GJERMANI- Mjeku 50-vjeçar nga Arabia Saudite, Taleb Abdulmohsenit, i cili u fut me makinën e tij në mes të turm&e...
Bota
24 Dhjetor 2024, 20:31
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 24 dhjetor...
Bota
24 Dhjetor 2024, 19:59
r.ll
foto ilustruese
DANIMARKË- Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Greenlandën, disa or&...
Bota
24 Dhjetor 2024, 19:33
E. D
foto ilustruese
SHBA- Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrëvënie të qëllim...
Bota
24 Dhjetor 2024, 19:17
r.ll
bill clinton
SHBA- Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvend&eum...
Bota
24 Dhjetor 2024, 19:07
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar ukrainasit për Krishtlindje. Zelenskyy, tha se ukrainasit festojn...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:38
E. D
foto ilustruese
BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:15
r.ll
foto ilustruese
INDONEZI- Mali Tambora ndryshoi botën. Në 1815, vullkani indonezian shpërtheu në atë që ishte shpërthimi...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:22
E. D
foto ilustruese
SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilk&e...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:59
E. D
Asma al-Assad, Bashar al-Assad
ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet ...