Bota

Autori i sulmit në Magdeburg kishte marrë parasysh dhe vdekjen/ Gjendet një testament në makinën e tij, ja kujt ja kishte lënë pasurinë

Bëhet me dije po ashtu se testamenti nuk ka mesazhe politike.

24 Dhjetor 2024, 20:26 Nga r.ll
Autori i sulmit në Magdeburg kishte marrë parasysh dhe vdekjen/
Taleb Abdulmohsenit

GJERMANI- Mjeku 50-vjeçar nga Arabia Saudite, Taleb Abdulmohsenit, i cili u fut me makinën e tij në mes të turmës së njerëzve në Magdeburg, duke vrarë 5 persona dhe plagosur mbi 230 të tjerë, duket se kishte marrë parasysh gjithçka.

Në makinën e tij të cilën e kishte marrë me qira më herët, i është gjetur një testament, që tregon se ai kishte menduar edhe mundësinë e vdekjes së tij gjatë sulmit, shkruajnë mediat e huaja

Ajo që tërheq vëmendjen në testamentin e Taleb Abdulmohsenit është fakti se ai ia ka lënë trashëgimi Kryqit të Kuq Gjerman të gjithë pasurinë e tij. Bëhet me dije po ashtu se testamenti nuk ka mesazhe politike.

Sulmi terrorist ndodhi tetë vjet dhe një ditë pas sulmit vdekjeprurës në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ku u vranë 12 persona. Metoda e autorëve në të dyja rastet ka qenë thuajse e njëjtë. Megjithatë, 50-vjeçari saudit duket se ka hequr dorë nga besimi i tij dhe mbështet AfD-në e ekstremit të djathtë, siç bëjnë njerëzit e një ideologjie të ngjashme në internet.

Pas arrestimit, atij i është caktuar masa e paraburgimit për 5 vrasje dhe dhjetëra akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë. Ai mbahet në një burg të sigurisë së lartë pranë Magdeburgut, monitorohet vazhdimisht nga kamerat dhe vesh rroba letre “që të mos varet në qeli”.

taleb abdulmohsenit sulmi tragjik ne magdeburg

Sondazh

Poll