24 Dhjetor 2024, 19:17
Nga r.ll
bill clinton
SHBA- Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një publikim në rrjetin social X. Zoti Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown me ethe, tha zoti Angel Urena.
“Ai mbetet në gjendje të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që morri”, tha zoti Urena.
Politikani nga Partia Demokrate që ka shërbyer si President për dy mandate nga janari i vitit 1993 deri në janarin e vitit 2001, gjatë verës mbajti fjalim në Kongresin Kombëtar të partisë në Çikago. Ai gjithashtu bëri fushatë për kandidaten demokrate për President Kamala Harris për zgjedhjet e 5 nëntorit. Përgjatë viteve, pasi përfundoi detyrën si President, zoti Clinton është përballur me disa probleme shëndetësore.
Në vitin 2004 iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje. Zoti Clinton u shtrua sërish në spital për një ndërhyrje në mushkëri në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 ai pati një operacion tjetër ku iu vendosën tuba për të mbajtur hapur arteriet e zemrës.
Ish Presidenti Clinton vendosi më pas t’i përmbahet një diete kryesisht vegane që rezultoi me humbje në peshë dhe përmirësim të shëndetit.
Në vitin 2021 ish Presidenti qëndroi në spital për gjashtë ditë në Kaliforni pasi u trajtua për një infeksion që nuk kishte të bënte me COVID19, pavarësisht se pandemia globale ishte ende në pikun e saj.
Një këshilltar i ish-Presidentit tha atëherë se zoti Clinton kishte një infeksion të traktit urinar që iu përhap në gjak, por ishte në shërim dhe se nuk iu rrezikua jeta. Këshilltari tha se ish Presidenti Clinton, ishte në një repart të kujdesit intensiv të spitalit atë kohë, por nuk po merrte trajtim si pacient i terapisë intensive./VOA
bill clinton
Bota
24 Dhjetor 2024, 19:07
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar ukrainasit për Krishtlindje. Zelenskyy, tha se ukrainasit festojn...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:38
E. D
foto ilustruese
BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:15
r.ll
foto ilustruese
INDONEZI- Mali Tambora ndryshoi botën. Në 1815, vullkani indonezian shpërtheu në atë që ishte shpërthimi...
Bota
24 Dhjetor 2024, 16:22
E. D
foto ilustruese
SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilk&e...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:59
E. D
Asma al-Assad, Bashar al-Assad
ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet ...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:44
E. D
Viktor Orban
UKRAINË- Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se konflikti në Ukrainë do të zgjidhet në një m...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:46
r.ll
matt gaetz
SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt ...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:29
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që t&eu...
Bota
24 Dhjetor 2024, 15:23
N.F
Foto ilustruese
MALAGA- Dy grabitje ndodhën brenda një muaji në Malaga, njëra me autor një 71-vjeçar. Vjedhj...
Bota
24 Dhjetor 2024, 14:46
N.F
Trump dhe Kim Jong Un
SHBA- Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike k...