Politike

Mustafa Nano jep dorëheqjen nga posti i tij, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar

Në reagimin e tij, ai ka falenderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.

24 Dhjetor 2024, 21:45 Nga r.ll
Mustafa Nano jep dorëheqjen nga posti i tij, Zvicra mbetet pa ambasador
mustafa nano

ZVICËR- Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Nano për gazetën zvicerane LeCanton27.ch. Në reagimin e tij, ai ka falenderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale. Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Nanon. 

Gazeta zvicerane shkruan se Mustafa Nano kishte bërë një punë te mirë në unifikimin e komunitetitr shqiptar atje, numri i te cilëve është mbi 300.000, pjesa më e madhe nga Kosova, ndërsa vetëm 3000 janë nga Shqipëria.

"Ai luajti një rol të madh edhe në afrimin e disa shoqatave të Luginës së Preshevës dhe ato të shkollave shqipe në Zvicër te cilët kishin disa mosmarrëveshje organizative." shkruan LeCanton.ch.

Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023.

mustafa nano zvicer

Sondazh

Poll