Politike

Thirrja në Prokurorinë Speciale/ Kurti: S’mund të merrem përditë me këtë çështje, jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

Ai tha se kjo metodë e marrjes në pyetje është bërë edhe në të kaluarën dhe se i ka ofruar Prokurorisë disa orare kur mund të jepet dëshmia e tij. 

24 Dhjetor 2024, 19:19 Nga r.ll
Thirrja në Prokurorinë Speciale/ Kurti: S’mund të merrem
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media u pyet lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë Speciale. Kurti deklaroi sërish se është i hapur që të japë në Kryeministri deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit siç ishte kërkuar nga Prokuroria. Ai tha se kjo metodë e marrjes në pyetje është bërë edhe në të kaluarën dhe se i ka ofruar Prokurorisë disa orare kur mund të jepet dëshmia e tij. 

“Ekziston komunikimi ndërmjet Kryeministrisë dhe Prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite, masdite, përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur do të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, i gatshëm, i vullnetshëm e interesuar që në Kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por, meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri, e di edhe vetë Prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare se kur kjo do mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar e jo duke deklaruar mbi dëshminë, e cila nuk po ndodh. Prokuroria e di mirë se për çfarë rastesh bëhet fjalë. Datat edhe rastet nuk është që unë i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi e Ministria e Drejtësisë i dinë. Por edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku”, tha Kurti. 

albin kurti

Sondazh

Poll