Politike

"Tre mënyrat e Kryeministrit me Tik Tok"/ Zhupa: Rama tentoi të bëhet ylli i Tik Tok, u përpoq ta kontrollojë dhe në fund e mbylli

Zhupa përmes një video të postuar në Facebook shprehet se Rama fillimisht tentoi të bëhet ylli i Tik Tok.

24 Dhjetor 2024, 18:45 Nga E. D
"Tre mënyrat e Kryeministrit me Tik Tok"/ Zhupa: Rama tentoi
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi tre mënyra për tu marrë me TikTok. Zhupa përmes një video të postuar në Facebook shprehet se Rama fillimisht tentoi të bëhet ylli i Tik Tok. Gjithashtu Zhupa thotë se më pas Rama u përpoq ta kontrollonte këtë rrjet social dhe në fund e mbylli.

Postimi i Ina Zhupa:

1- Të bëhej ylli i politikës në Tik Tok.

Ja shikoni video Rama: Do e hedh ne tik Tok videon, thuajini femijeve tja u mesojne)

Pra fëmijët do na mësonin Tik Tok dhe Rama ishte avangard dhe e dinte Tik Tok para deputetëve të opozitës.

Pastaj e pa që në Tik Tok ishte askushi, ngjiste propaganda e tij ateherë provoi metodën e dytë.

2- Ta kontrollonte!

Të fuste ato metoda që përdor në facebook që alternon klikimet, ja shikojeni takon CEO e Tik Tok dhe kërkon metoda si kontrollohet, pra si të rrisi veten në rrjet. AMA lidhi marrëveshje me Tik Tok. Biles i fshinë edhe videon ku e sulmonte diaspora në Britaninë e madhe.

Kur e pa që as kjo nuk funksionoi, zgjodhi metodën e tretë në prag të fushatës elektorale

3- Ta mbyllte Tik Tok!

Pasi e pa që ylli i Tik Tok nuk bëhej dot, metodat për ndryshimin e shikueshmërisë nuk funksiononin ateherë vendosi ta mbylli. Ta mbyll që propaganda e tij të vazhdoj të lulëzoj në mediat tradicionale.

ina zhupa

Sondazh

Poll