Politike

Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni

Osmani tha se çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional. 

24 Dhjetor 2024, 20:15 Nga E. D
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës. Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Më tej ajo tha se çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional. 

"Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional," tha Osmani për RTKlive. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll