Politike

Protesta e opozitës/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK ministrin Hoxha, Prodën dhe zyrtarë të tjerë policorë: Konsumuan 6 vepra penale

Në njoftimin e grupit të PD-së me drejtues Gazment Bardhin, thuhet se në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. 

24 Dhjetor 2024, 16:57 Nga r.ll
Protesta e opozitës/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK
protesta

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. 

Sipas grupit të PD-së, ata kanë konsumuar 6 veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim. 

Në njoftimin e grupit të PD-së me drejtues Gazment Bardhin, thuhet se në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Më tej shprehen se dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një "akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit."

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallzuar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tirnaë, dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.

Protesta e djeshme e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit. Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira

protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll