Politike

Spahia mbi një orë në SPAK, u mor në pyetje lidhur me një vendim të marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër

Në dalje Spahia deklaroi për mediat, se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.

24 Dhjetor 2024, 14:27 Nga M.B
Spahia mbi një orë në SPAK, u mor në pyetje lidhur me
Bardh Spahia

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia dëshmoi sot për një orë e 20 minuta përpara prokurorëve të Posaçëm. Në dalje Spahia deklaroi për mediat, se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.

Nga ana tjetër, mësohet se Spahia është marrë në pyetje lidhur me një vendim që ka marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër, për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit Mark Molla.

bardh spahia

Sondazh

Poll