Politike

Gjekmarkaj humbi ndjenjat në protestë, Salianji: Rama, i dhunshëm, urren më shumë intelektualët! Para atyre i del në pah cektësia e dijeve të tij

Ish-deputeti thotë se këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Ai shton se Rama është një prej dështimeve më të medha të vendit e të këtyre dekadave liri.

24 Dhjetor 2024, 12:29 Nga M.B
Gjekmarkaj humbi ndjenjat në protestë, Salianji: Rama, i
Deputetët

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me situatën që u krijua dje në protesën e djeshme të opozitës ku nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Salianji thotë se i uron shërim e rikuperim të shpejtë Gjekmarkajt. Ai shton se kryeministri Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren më shumë, sipas tij, janë intelektualët para të cilëve i del në pah cektësia e dijeve.

Salianji shton se të mburresh se je nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nënkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Ish-deputeti thotë se këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Ai shton se Rama është një prej dështimeve më të medha të vendit e të këtyre dekadave liri.

REAGIMI:

Reagim nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER për dhunën ndaj mikut dhe kolegut të nderuar Agron Gjekmarkaj

I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janë intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.

Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.

Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.
Eshtë fundi i tij i dashur Agron!

Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten.

11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe

ervin salianji

Sondazh

Poll