24 Dhjetor 2024, 12:37
Nga N.F
Hoti
TIRANË- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur një deklaratë për mediat ndërsa ka folur për dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës. Hoti gjatë fjalës së tij u shpreh se një akti i rëndë i dhunës me porosi politike direkte është ushtruar mbrëmë ndaj nënkryetarit të Kuvendit dhe të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Hoti më tej shtoi se kjo dhunë tregon më së miri fytyren e policisë së narko-regjimit.
Ajo më tej shtoi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka tentuar të fshehë dhunimin. Hoti theksoi se Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë. Ajo tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si edhe urdhëruesit.
Hoti ka komentuar edhe shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve. Ajo u shpreh se si pjesë e kësaj frike dhe orkestrimi politik, dhjetëra protestues janë shoqeruar mbrëmë dhe 7 janë të arrestuar nëpër komisariate të ndryshme në Tiranë. Hoti tha se një ndër të arrestuarit është edhe Vlash Gjonaj, të cilit 75 vite më parë Partia Komuniste, sot me emrin Rilindje, i pushkatoi dajën. Hoti shtoi se Vlashi u arrestua sepse proteston kundër pasardhësit të etërve të tyre, diktatorit Edi Rama.
DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI:
Të dashur qytetarë! Akti i rëndë i dhunës me porosi politike direkte, ushtruar mbrëmë ndaj nenkryetarit te Kuvendit, nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe drejtuesit politik të qarkut Lezhë, z.Agron Gjekmarkaj, tregon më së miri fytyren e policisë së narko-regjimit.
Me deklaratën e mbrëmshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duke tentuar të fshehë dhunimin, konfirmoi se goditja e deputetit ka qenë e porositur politikisht. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë.
Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si urdhëruesit. Nuk ka falje për asnjërën palë! Policia, e cila ka për detyrë të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë rendin, fatkeqësisht dhe për të disatën herë, po shndërrohet në një instrument te dhunës politike, në një mashë të verbër të bijve dhe nipave të Enverit dhe Kristaqit. Armët në protestë, dhuna e pavend, mosrespektimi i së drejtës kushtetuese për protestë të qytetarëve, dëshmojnë frikën dhe panikun e një pushteti të dobët dhe në grahmat e fundit.
Si pjesë e kësaj frike dhe orkestrimi politik, dhjetëra protestues janë shoqeruar mbrëmë dhe 7 janë të arrestuar nëpër komisariate të ndryshme në Tiranë. Një ndër të arrestuarit është edhe mirditori, Vlash Gjonaj, të cilit 75 vite më parë Partia Komuniste, sot me emrin Rilindje, i pushkatoi dajën. Mbrëmë arrestojnë nipin, Vlashin, sepse proteston kundër pasardhësit të etërve të tyre, diktatorit Edi Rama.
Protesta është një e drejtë legjitime e çdo qytetari. Ajo është zëri i pakënaqësisë, i shqetësimit, revoltës dhe i kërkesës per ndryshim. Por as arrestimet, as dhuna nuk mund dhe nuk do të na ndalë. Vetëm na motivojne per te luftuar me fort per te drejtat tona. Asnjë regjim, sado i egër të jetë nuk mund të qendrojë përballë forcës së të vërtetës dhe vullnetit të popullit. Ne nuk ndalemi deri në qeveri tekinke dhe zgjedhje të lira. Me vete kemi të drejtën e Zotit dhe njerëzit e lirë. Faleminderit!
dhuna ndja protestuesve agron gjekmarkaj hoti
Politike
24 Dhjetor 2024, 12:29
M.B
Deputetët
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me situatën që u krijua dje në...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve të arta pë...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:24
N.F
Spahia
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Spahia ka dalë nga ...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:03
M.B
Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ajola...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:57
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim pas sitiatës së mbrëmshme ku humbi ndjenjat s...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:45
M.B
Jozefina Topalli
VENECIA- E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ka zhvilluar takime me shqiptar&eum...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:15
ZH.LL
kryetari i Listes Serbe
KOSOVË- Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Pan...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:26
N.F
Gjekmarkaj te spitali i Traumës, 23 dhjetor
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dalë ditën e sotme nga spit...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:11
N.F
Jonathan Hargreaves
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni...
Politike
24 Dhjetor 2024, 09:56
M.B
Bardh Spahia
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Momentalisht ende...