24 Dhjetor 2024, 13:06
Nga N.F
Dumani dhe Blerim Isufaj
PRISHTINË- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur ditën e sotme në një takim kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Përmes një postimi në "Facebook", Sistemi Prokurorial bën me dije se gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.
Më tej në njoftim bëhet me dije se Isufaj dhe Dumani nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.
Isufaj dhe Dumani nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.
Postimi në "Facebook":
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kreu i SPAK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, z. Altin Dumani.
Gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet. Po ashtu Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), z. Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.
Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.

blerim isufaj altin dumani spak prokuroria speciale ne kosove
470193016 122193087056037625 8250867230772397371 n
470476615 122193087050037625 8017482670059389717 n
470498487 122193087086037625 6231298126711049330 n
470193016 122193087056037625 8250867230772397371 n 1
470471134 122193087038037625 6886061948663633938 n
2323jpg
Politike
24 Dhjetor 2024, 12:37
N.F
Hoti
TIRANË- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur një deklaratë për mediat ndërsa ka folur për dhunën e regjistr...
Politike
24 Dhjetor 2024, 12:29
M.B
Deputetët
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me situatën që u krijua dje në...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve të arta pë...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:24
N.F
Spahia
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Spahia ka dalë nga ...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:03
M.B
Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ajola...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:57
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim pas sitiatës së mbrëmshme ku humbi ndjenjat s...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:45
M.B
Jozefina Topalli
VENECIA- E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ka zhvilluar takime me shqiptar&eum...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:15
ZH.LL
kryetari i Listes Serbe
KOSOVË- Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Pan...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:26
N.F
Gjekmarkaj te spitali i Traumës, 23 dhjetor
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dalë ditën e sotme nga spit...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:11
N.F
Jonathan Hargreaves
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni...