Aktualitet

EMRI/ U kap me 900 gramë kokainë në makinë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Mësohet se kontrollet fillimisht u kryen në rrugën "Kongresi i Manastirit", më pas edhe në banesën e tij. 

24 Dhjetor 2024, 11:46 Nga ZH.LL
EMRI/ U kap me 900 gramë kokainë në makinë dhe municion
arrestimi

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës. Sipas bluve, të riut iu gjetën në automjet dhe banesë rreth 900 gramë kokainë, me qëllim shitjen. 

Mësohet se kontrollet fillimisht u kryen në rrugën "Kongresi i Manastirit", më pas edhe në banesën e tij. 

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Kristi Buci, është gjetur edhe një sasi municioni luftarak që u sekuestrua bashkë më lëndën narkotike. 

Njoftimi:

Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.
Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.
Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirane arrestohet 22 vjecari lende narkotike

Sondazh

Poll