Aktualitet

Reshjet e dëborës në Korçë, 384 familje probleme me energjinë elektrike

 Reshjet e borës kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut në lartësitë mbi 900 m. Mësohet se në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar.

24 Dhjetor 2024, 10:39 Nga N.F
Reshjet e dëborës në Korçë, 384 familje probleme me
Bora

KORÇË- Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet e para në qytetin e Korçës. Mësohet se pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje. 

Më tej bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë. Reshjet e borës kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut në lartësitë mbi 900 m. Mësohet se në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm. 

reshjet e bores korce energji elektrike

Sondazh

Poll