Aktualitet

Vrasja e 55-vjeçarit në Sarandë, në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit

Elvira Tahiraj goditi me sëpatë burrin e saj pas një konflikti duke e lënë të vdekur. Ndërkohë raportohet se në mometin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.

24 Dhjetor 2024, 09:46 Nga N.F
Vrasja e 55-vjeçarit në Sarandë, në momentin e krimit
Foto ilustruese

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë në familjë në Sarandë ku humbi jetën 55-vjeçar, Llazar Tahiraj. Elvira Tahiraj goditi me sëpatë burrin e saj pas një konflikti duke e lënë të vdekur. Ndërkohë raportohet se në mometin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 Dhjetor në fshatin Metoq të Sarandës. 55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja 49-vjeçare e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

vrasja e 55-vjeçarit ne sarande llazar tahiraj

Sondazh

Poll