Aktualitet

Gruaja vrau burrin me sëpatë, fqinji: Ajo kishte probleme të shëndetit mendor, ai punonte

Banori ka treguar se çifti kanë 4 vajza, 3 prej tyre të martuar.

24 Dhjetor 2024, 10:19 Nga M.B
Gruaja vrau burrin me sëpatë, fqinji: Ajo kishte probleme të
Fqinji

SARANDA- Një nga banorët e fshatit Metoq ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj në banesën e të cilëve ndodhi tragjedia ku gruaja vrau bashkëshortin me sëpatë.  Sipas tij, gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë. Banori ka treguar se çifti kanë 4 vajza, 3 prej tyre të martuar.

"Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit", tha fqinji.

saranda

Sondazh

Poll