Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: 7 të arrestuar dhe 40 të proceduar, mes tyre disa deputetë

Protesta u shoqërua me tensione mes policisë, qytetarëve dhe deputetëve pjesëmarrës, teksa nuk kanë munguar incidentet.

24 Dhjetor 2024, 09:48 Nga ZH.LL
Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: 7 të arrestuar dhe 40
protesta

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 qytetarë të cilët morën pjesë në protestën e opoztës mbrëmjen e djeshme, duke bolluar për rreth 3 orë akset kryesore në kryeqytet. Ndërkohë mësohet se disa deputetë të opozitës, organizues të protestës, janë në hetim në gjendje të lirë. 

Protesta u shoqërua me tensione mes policisë, qytetarëve dhe deputetëve pjesëmarrës, teksa nuk kanë munguar incidentet. Deputeti Flamur Noka u përfshi në një moment tensioni duke goditur një nga efektivët. Ndërkohë në zonën e Pallatit me Shigjeta, deputeti Agron Gjekmarkaj u rrëzua në tokë dhe u transportua në spital.

Pak orë para protestës, policia bëri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët pasi është vepër penale. Ndërkohë, pas kaosit të shkaktuar me trafikun ku automjetet mbetën të bllokuara për disa orë, policia ka filluar shoqërimet e qytetarëve menjëherë pas protestës.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:

-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



policia e tiranes protesta e opozites 7 qytetare te shoqeruar

Sondazh

Poll