Politike

Berisha: Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se ky është një akt i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. 

23 Dhjetor 2024, 19:05 Nga I.A
Berisha: Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dhunimin e deputetit Agron Gjekmarkaj. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se ky është një akt i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu Berisha i ka shprehur solidaritetin Gjekmarkajt.

"Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj. Ky është një akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh. Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile," tha Berisha.

agron gjekmarkaj sali berisha

Sondazh

Poll