Politike

"Jam shqiptari i duhur për të prezantuar këtë ngjarje"/ Rama për 'Giro d'Italia': Di vetëm t'i jap biçikletës

Po ashtu Rama theksoi se nuk di që të ngasë makinë apo të fluturoj një helikopter.    

23 Dhjetor 2024, 13:58 Nga I.A
"Jam shqiptari i duhur për të prezantuar këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta gjatë prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ai është shqiptari i duhur për të prezantuar këtë garë, pasi i vetmi mjet që di t'i japë është biçikleta. Po ashtu Rama theksoi se nuk di që të ngasë makinë apo të fluturoj një helikopter.   


 

“Jam shqiptari më i duhur për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta.
Dhe kjo nuk është shaka, nuk di ti jap makinës apo helikopterit. I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë që janë miq në vendin tonë, dhe bota do flasë krahas tyre edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Shqipëria është një Itali e vogël, ndërsa tani jemi një Itali në anën tjetër të bregut që pret një event të tillë. Për ne është hera e parë shpresoj jo e fundit”, tha ai.

edi rama giro d\\\'italia

Sondazh

Poll