Aktualitet

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, GJKKO lë në fuqi vendimin me 2,8 vite burg për Fran Frrokaj

Fran Frrokaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ka ankimuar vendimin e 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

23 Dhjetor 2024, 14:32 Nga ZH.LL
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, GJKKO lë në fuqi vendimin
Frrokaj

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar me 2 vite dhe 8 muaj burg. Vendimin e mori sot (23 Dhjetor) Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja anëtarë.

Fran Frrokaj dhe 5 persona të tjerë akuzohen për çështjen e tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”. Frrokaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ka ankimuar vendimin e 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Frrokaj u dënua më 4 vjet burgim, por mbi bazën e gjykimit të shkurtuar mori përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë, duke u liruar. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C. për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, dhe dënimin me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet në 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.  

Shpallja fajtor edhe e të pandehurës J.M., për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar kthehet në 1 vit dhe 4 muaj burgim, që më tej konvertohet  në shërbim prove për 5 vjet me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.  PO kështu humbet të drejtën e ushtrimit të funksioneve për 5 vite. 

fran frrokaj

Sondazh

Poll