Aktualitet

Investigimi i Piranjave/ Aktorët e Teatrit Kombëtar bashkohen me qëndrimin: Fondet gllabërohen rrugës

Në një reagim të publikuar në "Facebook" aktorët janë shprehur se këto ditë janë bërë dëshmitarë të një investigimi për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar.

23 Dhjetor 2024, 12:46 Nga I.A
Investigimi i Piranjave/ Aktorët e Teatrit Kombëtar bashkohen me
Teatri Kombëtar

TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë dalë më një reagim të përbashkët në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ "Piranjat" për drejtori Altin Basha. Në një reagim të publikuar në "Facebook" aktorët janë shprehur se këto ditë janë bërë dëshmitarë të një investigimi për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Ata theksojnë se panë më zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.

Më tej ata shprehen se panë sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Aktorët kanë bërë thirrje që fondet të kthehen ndërsa kërkojnë që përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre.

Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar:

Këto ditë u bëmë deshmitarë të nje investigimi të emisionit "Piranja" për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria e Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Buxheti i Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri.

Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale! Janë ca grimiere fantazëm... Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne aktorët e Teatrit, jemi dëshmitarë të zhvillimeve dhe deklarojmë me përgjegjësi se z. Vis Saliasi i paguar disa milionë lekë nga Drejtori Basha, nuk ka qenë prezent dhe nuk ka kryer *asnjë* funksion në shfaqjen Vojçek.

Deklarojmë me përgjegjësi se: znj Shuta në shfaqjen Voiçek paguar disa milionë lekë nga Drejtori Basha, nuk ka qenë asnje moment present dhe nuk ka kryer asnjë funksion në shfaqjen Voiçek. Nuk ka grimuar asnjë aktor ajo te shfaqja Voiçek. Deklarojme me përgjegjësi se z. Musa është personi ku ne jemi paraqitur për qepjen e kostumeve.

Ndoqëm me shqetesim se ai jepte gjate emisionit "Piranja" shifra shumë herë më të ulëta se ato të ofruara nga kostumografja qe eshte bashkeshorte e drejtorit te Teatrit Kombëtar. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

teatrit kombëtar altin basha

Sondazh

Poll