Aktualitet

Moti i keq/ Reshje të dendura shiu në Lezhë, kaos me qarkullimin në rrugët e qytetit

Në lidhje me situatën, policia rrugore dhe ajo e rendit janë në angzhim në pokat më problematike për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa probleme.

23 Dhjetor 2024, 12:19 Nga ZH.LL
Moti i keq/ Reshje të dendura shiu në Lezhë, kaos me qarkullimin
foto ilustruese

LEZHË- Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prej orëve të para të mëngjësit të sotëm. Reshjet intensive kanë krijuar prezencë të ujit nëpër rrugët e qytetit duke krijuar kaos në lëvizje. Prezencë të ujit ka edhe në aksin drejt Shëngjinit.

Në lidhje me situatën, policia rrugore dhe ajo e rendit janë në angazhim në pokat më problematike për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa probleme. Ndërkohë nuk raporton probleme me energjinë elektrike.

Moti i keq ka sjellë edhe stuhi detare duke që të pezullohet dalja e mjeteve të vogla të peshkimit në det. 

 

lezhe moti i ke

Sondazh

Poll