23 Dhjetor 2024, 13:35
Nga I.A

TIRANË- Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.
Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë.
Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet në vijimësi si fitues në tenderat me vlerë më të lartë të zhvilluar nga AKSHI, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.
Në fillim të Tetorit 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Implementimi i platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”.
Fondi limit për këtë procedurë u përcaktuar në vlerën 816.6 milionë lekë të reja ose rreth 8.2 milionë euro.
Në procedurë rezulton se ka marrë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh. Ky grup kompanish përbëhej nga “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të dyja këto në pronësi të Ermal Beqirit, si edhe nga shoqëritë “First”, “Fastech” e “ATD”.
Bashkimi i operatorëve paraqiti ofertën në vlerë 757.999,999 lekë të reja ose rreth 7.6 milionë euro.
Pasi u kryen verifikimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit, AKSHI arriti në konkluzionin se ato ishin të plota dhe, në përfundim, shpalli fitues bashkimin e operatorëve.
Po në Tetor 2024, AKSHI shpalli procedurën tenderuese me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, të parashikuara nga vetë institucioni përfitues.
Fondi limit për këtë procedurë u parashikua në vlerën 364.798.118 lekë të reja ose mbi 3.6 milionë euro.
Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë. Mes tyre ishte “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit, e cila nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët.
Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përjashtoi nga gara dy operatorët e tjerë ekonomikë dhe, në fund shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti ofertën ekonomikë në vlerë 313.579.999 lekë të reja ose rreth 3.2 milionë euro.
Ndërkohë, tenderi i tretë në radhë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware”, dhe me fond limit 715.745.660 lekë të reja, u fitua nga kompania “Infosoft System”. Dokumentat zyrtare tregojnë se në atë procedurë nuk ka pasur konkurentë të tjerë./BoldNews
akshi soft solution ermal beqiri
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 13:21
ZH.LL
reshje debore
DIBËR- Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë mbuluar bypassin e Murrizit, teksa është vështir&eum...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 12:46
I.A
Teatri Kombëtar
TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë dalë më një reagim të përbashkët në lid...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 12:39
I.A
Nadir Çausholli
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur të përjashtojë për gjashtë muaj nga pjesëmarrja ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 12:19
ZH.LL
foto ilustruese
LEZHË- Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prej orëve të para t...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 12:09
ZH.LL
Gjader
ITALIA- Qeveria italiane synon të rifillojë transferimet e emigrantëve në Shqipëri në janarin e vitit 2025. Me fillimi...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 11:56
ZH.LL
policia spanjolle
SPANJË- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle. I riu shqiptar dyshohet si autor i nj&eu...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 12:00
I.A
Ilir Rrapaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rënduar akuzat për skandalin e Sterilizimit. Gjatë momentit që gjyqtarja e ç...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Trafikimi i fëmijëve është një nga krimet më të rëndë dhe të dënueshme ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 11:34
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 29-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ka kërcënuar të vrasë baban...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 11:19
I.A
TikTok
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka bërë një përmbledhje të disa gjërave që cënohen nga mbyllja e ...