Aktualitet

Moti i keq në vend/ Rrëzohet një pemë në Tiranë, bie mbi një automjet, bllokon trotuarin (VIDEO)

Në hyje te uzina Dinamo, në rrugën "Ferit Xhajko", është rrëzuar një pemë për shkak të erës së fortë. 

23 Dhjetor 2024, 13:35 Nga ZH.LL
Moti i keq në vend/ Rrëzohet një pemë në Tiranë,
pema

TIRANË- Moti i keq me reshje shiu të vazhdueshme dhe erëra të forta ka shkaktuar problematikat e para edhe në kryeqytet. Në hyje te uzina Dinamo, në rrugën "Ferit Xhajko", është rrëzuar një pemë për shkak të erës së fortë. 

 

Siç shihet edhe në video, pema ka bllokuar rrugën duke rënë mbi një makinë aty pranë. Nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme të tjera apo në automjetin mbi të cilin ka rënë. Ndërsa qytetarët shihen të kalojnë në trotuar me vështirësi për shkak të pemës së rrëzuar. 

 

Sondazh

Poll