Art&Argëtim

“Viti 2020 nuk mund të niste më mirë”, Kadare nderohet me titullin ‘Oficer i Madh i Legjionit te Nderit’ nga Emmanuel

1 Janar 2020, 11:40 Nga DOSJA
“Viti 2020 nuk mund të niste më mirë”, Kadare

TIRANË- Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar, është nderuar me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit” në shtetin francez.

Këtë lajm e ka bërë me dije, ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.

Në postimin e Kumbaros mësohet se titulli i lartë i është dhënë  Kadaresë nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vajzë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture emmanuel macron ismail kadare kadare nderohet me titullin e larte ne france mirela kumbaro emmanuel macron ismail kadare kadare nderohet me titullin e larte ne france mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Janar 2020, 11:07

TIRANË- Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin  “Rreze Dielli” ku ka folur jo vetëm për jetën  private, por edhe  për...