Art&Argëtim

“Jam femër me moral”, Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon me Florin: Zoti ua ktheftë, jam beqare, s’ka a

1 Janar 2020, 10:38 Nga DOSJA
“Jam femër me moral”, Jonida Maliqi flet për herë

TIRANË- Ditën e sotme këngëtarja e njohur Jondia Maliqi teksa ka qenë e  ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në ‘Report Tv’ ka folur edhe për videon e bujshme me  Flori Mumajesi ku  u pa duke  ndarë momente intime.

Ndër të tjera teksa  ka  folur për raportin  me Florin ajo ka thënë se jam beqare por jam një femër me moal. Sipas saj  video e publikuar është bërë nga njerëz që nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”.”është shprehur Jonida për Report TV.

Më 25 dhjetor  u publikua video e bujshme e Jonida Maliqit me Flori Mumajesin ku të dy sëbashku u panë të ndanin momente intime me njëri tjetrin. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk bëri  një  reagim në lidhje  me këtë çështje u pa menjëherë reagimi i të dashuri të Jonidës, Romeo Veshaj ku u postimi i tij ngriti dyshime për një ndarje të tyre.  Kjo gjë ende nuk dihet, por mungesa e fotove së bashku është vënë re pas videos së publikuar ku Jonida Maliqi kapte nga të pasmet Florin, teksa të dy ndodheshin në Paris. E vetmja shenjë e tyre së bashku në rrjetet sociale është promoja e emisionit “Treshat”, ku Jonida ishte një nga të ftuarat e para. Presim të mësojmë ç’ka ndodhur me çiftin…

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flori mujmajesi jonida maliqi flori mujmajesi jonida maliqi

Sondazh

Poll