Art&Argëtim

Nëse keni konsumuar alkóol mbrëmë, ja disa ushqime që duhet t’i hani patjetër sot (Foto)

1 Janar 2020, 07:57 Nga DOSJA
Nëse keni konsumuar alkóol mbrëmë, ja disa ushqime që

TIRANË- Nëse  alokóoli  ju ka shkaktuar dhimbje koke  dhe shqetësime  të tjera ju duhet të  konsumoni disa  ushqime që  janë të duhurat për të lehtësuar dhimbjet.

Mënyra  më e  mirë  dhe më e shëndetshme është konsumimi i ujit, pasi kosnumit të lartë të verës apo çfarë do lloj pije alkoolike tjetër.

Përgatisni një gotë uji me limon  pasi ndihmon aparatin tretës dhe nis pastrimin e mëlçisë, rregullon PH e organizmit dhe meqë përmban vitamin C është një nga ushqimet më alkaline. Ushqime të tilla si yndyrnat, të skuqurat dhe çokollatat duhet të evitohen një ditë pasi e keni konsumuar alkoolin.

Bananet janë shumë të pasura me kalium dhe nivelet e këtij elementi bien kur konsumohet alkooli dhe organizmi dehidratohet. Kjo sjell lodhje dhe dobësi në përgjithësi.

Portokalli përmban shumë ujë dhe e rigjeneron organizmin. Fruktoza e tij ndihmon mëlçinë të metabolizojë alkoolin dhe nivelet e lëngjeve për t’u rehidruar më shpejt.

Konsumoni spinaq pasi ndihmon dhe forcon aftësinë pastruese të mëlçisë. Përmban vitamin C, acid folik dhe squfur, tre përbërës këta që luftojnë gjendjen e shkaktuar nga pijet alkolike. Ka një aminoacid që zvogëlon acetaldehidin, një metabolizues hepatik të etanolit dhe faktor kryesor për fillimin e gjendjes së alkoolizimit.

Ju duket e çuditshme por qumëshqi jep një shtysë sasive të kalçiumit, i cili bashkëpunon në rikuperimin e stomakut. Kosi, djathi dhe të gjitha derivatet e tij janë një opsion për të zvogëluar dhimbjet e trupit.

Gjithashtu edhe ushqime pa kripë janë shumë të mira në raste të tilla. Çdo gjë që nuk përmban kripë ndihmon shumë në të tilla raste. Orizi në formën e një syltjashi, pure patateje janë zgjedhje mjaft të mira. Janë të lehta për t’u tretur dhe kanë nivele të larta të hidratit të karbonit që ndihmon në nivelet e sheqerit në gjak.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që trionditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vazjë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim alokóoli  alokóoli 

Sondazh

Poll