Politike

Njoftoi një ditë më parë mbylljen e "Tik Tok" në vend, Rama: Mbi 90% e prindërve e kanë kërkuar këtë

Rama shkruan se vendimi është nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë sipas tij 65.000 prindër.

22 Dhjetor 2024, 09:40 Nga r.ll
Njoftoi një ditë më parë mbylljen e "Tik Tok"
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin për mbylljen e "Tik Tok" për një periudhë 1 vjetore në vendin tonë.

Përmes një postimi të cilin e ka shoqëruar me video nga deklarata e tij e djeshme, Rama shkruan se vendimi është nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë sipas tij 65.000 prindër. Më tej shprehet se nga anketimi i bërë mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në këtë platftormë sociale. 

"MIRËMËNGJES dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë.", thuhet në postimin e Ramës.

mbyllja e tik tok ne shqiperi edi rama

Sondazh

Poll