Politike

Mbyllja e TikTok, Qori: Rama është i vetmi kryeministër kaq i paskrupullt sa t'i fshihet përgjegjësisë për mungesën e sigurisë në shkolla

Qori shton se Rama e ka transferuar fajin kryekëput te TikToku, ndërkohë që në Shqipëri kanë dështuar programet edukative dhe degraduar institucionet kulturore. 

21 Dhjetor 2024, 21:25 Nga I.A
Mbyllja e TikTok, Qori: Rama është i vetmi kryeministër kaq
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka komentuar vendimin e Ramës për të bllokuar platformën sociale TikTok. Me anë të një postimi në Facebook, Qori ka theksuar se Rama është i vetmi kryeministër i paskrupullt në botë që i fshihet përgjegjësisë për mungesën e sigurisë në shkolla. Po ashtu Qori shton se Rama e ka transferuar fajin kryekëput te TikToku, ndërkohë që në Shqipëri kanë dështuar programet edukative dhe degraduar institucionet kulturore. 

Postimi i Plotë:

Cila qeveri në botë do të guxonte të mbyllte mjetin kryesor të komunikimit publik e politik pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare?! Cili kryeministër mund të ishte aq i paskrupullt sa t'i fshihej përgjegjësisë së shtetit për mungesën e sigurisë në shkolla dhe në rrugë, për dështimin e programeve edukative, për shfarosjen e hapësirave publike e sportive dhe për degradimin e institucioneve kulturore deri në pikën sa ta transferonte fajin kryekëput te TikToku?! Ua them unë: Edi Rama. Po e mbyll me një thënie të një prej Etërve Themelues të SHBA, Benjamin Franklin: "Kush dorëzon lirinë për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

arlind qori tiktok edi rama

Sondazh

Poll