Politike

Sulmi në Gjermani, Berisha: Dënoj aktin terrorist, autori të marri ndëshkimin që meriton

 Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

21 Dhjetor 2024, 22:50 Nga I.A
Sulmi në Gjermani, Berisha: Dënoj aktin terrorist, autori të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas aktit terrorist në Gjermani ku mbetën 5 viktima dhe u plagosen rreth 200 të tjerë. Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ndërkohë që ka theksuar se autori dhe mbështetësit e tij duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë. 

Postimi:

200 të plagosur, 5 të vrarë në një akt terrorist e barbar në Magdeburg. Dje tregu i Krishtlindejve i qytetit Magdeburg të Gjermanisë u përgjak. Një terrorist arab, mjek psikiatët nga Arabia Saudite u vërsul me makinën e tij mbi qytetarët në treg dhe vrau 5 persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë. Prokuroria gjermane deklaroi se “Referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.” Autoritetet deklarojnë se gjendja e autorit të dyshuar të ngjarjes po ekzaminohet. Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, si dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve, dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë dhe uroj që autori e mbështetësit e tij të marrin ndëshkimin që meritojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll