Politike

‘Tirana do jetë në pushtetin e qytetarëve’/ Protesta e 23 dhjetorit, Noka: Mosbindja civile do vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike

Noka theksoi se kjo formë proteste është e nevojshme, pasi, sipas tij, me Edi Ramën në pushtet, nuk mund të presim zgjedhje të lira dhe të ndershme.

21 Dhjetor 2024, 18:56 Nga I.A
‘Tirana do jetë në pushtetin e qytetarëve’/ Protesta
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për protestën e paralajmëruar nga ta më 23 dhjetor në Tiranë, duke deklaruar se opozita do të vazhdojë mosbindjen civile përtej festave dhe deri në realizimin e një qeverie teknike. Në një intervistë për emisionin 'Kjo Javë' në News24, Noka theksoi se kjo formë proteste është e nevojshme, pasi, sipas tij, me Edi Ramën në pushtet, nuk mund të presim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se opozita është e vendosur për të vazhduar luftën deri në realizimin e një qeverie teknike.

“Ne jemi të qartë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Këtë e tregojnë tre rezoluta që janë dhënë dhe dënoj krimin dhe korrupsionin, drejtojnë gishtin ndaj qeverisë dhe dënojnë burgosjen politike,” tha Noka.

Ai shtoi se Partia Demokratike, përmes këtij procesi të mosbindjes civile, synon të përmbysë regjimin që sipas tij, është i mbështetur në krimin dhe korrupsionin.

Do t’i arrijmë qëllimet me mosbindje civile. Në orën 17:00 të hënën, Tirana do të jetë në duar të qytetarëve. Ne kemi përcaktuar të gjitha pikat dhe do të vazhdojmë deri sa Edi Rama të pranojë realitetin”, nënvizoi ai.

Noka përfundoi duke treguar dhe formën e organizmit të mosbindjes civile në Tiranë, ku tha se nuk do të ketë fjalime as nga Sali Berisha apo figura atë tjera politike të PD-së, por bllokim të gjithanshëm.

Do ketë bllokim të gjithanshëm, deri sa të dorëzohet regjimi. A ka turp më të madh që zgjedhjet t’i përcaktojnë bandat, paratë e krimit dhe drogës, autoblindat. Demokratët janë në këmbë duke prekur fitoren. Kemi arritur të pamundurën, sot i kemi rrugët e lira. Sot e pamundura duket e mundshme për demokratët. Fitorja është e padiskutueshme. Mosbindja civile nuk ka lidhje me fjalimet, nuk do ketë asnjë”, tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll