Politike

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Gazment Bardhi hap llogari: Marshim në Tiranë kundër padrejtësive

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zgjedhur që pikërisht në ditën që Kryeministri njoftoi mbylljen e rrjetit, të hapë llogarinë e tij në Tik Tok.

21 Dhjetor 2024, 22:45 Nga I.A
Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Gazment Bardhi hap llogari: Marshim në
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e rrjetit TikTok për të paktën 1 vit. Ndwrsa po sot kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zgjedhur që pikërisht në ditën që Kryeministri njoftoi mbylljen e rrjetit, të hapë llogarinë e tij në Tik Tok.

Bardhi ka postuar një video, me pamje nga protestat e thirrura nga PD, duke u ndalur veçanërisht në atë që do të mbahet të hënën, 23 dhjetor në orën 17:00.

“Marshim në Tiranë kundër padrejtësive, kundër varfërisë, kundër vjedhjeve,kundër pushtetit abuziv”, thuhet në videon e postuar nga Bardhi.

@gazment.bardhi

????????Të gjithë bashkë, të hënën, datë 23 Dhjetor, ora 17:00, mashojmë në Tiranë kundër varfërisë, kundër padrejtësisë, kundër arrogancës së pushtetit, për betejën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

♬ original sound - gazment.bardhi

Vendimin për mbylljen e TikTok e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Rama thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social. Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.

tiktok gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll