Sport

Reijnders i shpëton ndeshjen Milanit përballë Veronës! - VIDEO

Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 26 pikëve, dy më pak se Juventusi, por ende larg pesë skuadrave të para që luftojnë për titullin dhe zonën Champions.

20 Dhjetor 2024, 23:35 Nga DOSJA
Reijnders i shpëton ndeshjen Milanit përballë Veronës! -

ITALI - Milani fitoi 1-0 në transfertë ndaj Hellas Verona-s në javën e 17-të të Serie A.

Në stadiumin "Bentegodi", pavarësisht emergjencës së plotë të dëmtimeve, e cila u theksua edhe më shumë në minutën e 30-të nga problemi muskulor i Leãos, kuqezinjtë arritën të merrnin tri pikë thelbësore në një sfidë të vështirë dhe me pak raste për gol.

Ndeshjen e zhbllokoi në minutën e 56-të Reijnders, i cili shënoi pas një asisti të përkryer nga Fofana nga zona e treçerekut të fushës. Për ekipin verdheblu të Zanettit pati shumë raste potenciale, por jo të mjaftueshme për të thyer murin e ngritur nga Maignan.

Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 26 pikëve, dy më pak se Juventusi, por ende larg pesë skuadrave të para që luftojnë për titullin dhe zonën Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Dhjetor 2024, 15:00

Ansu Fati, del nga infiermieria…

SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, ...