Politike

VIDEO/ Dështon takimi elektoral i PS-së në Itali, salla mbushet vetëm me 30 emigrantë

Dosja.al ka siguruar video nga salla ku po mbahet takimi dhe vërehet se në pjesën e përparme të saj ka disa persona, e ndërsa pjesa tjetër është e mbushur vetëm me flamuj shqiptarë dhe italianë. 

20 Dhjetor 2024, 19:43 Nga M.B
VIDEO/ Dështon takimi elektoral i PS-së në Itali, salla mbushet
Foto nga salla

ITALIA- Salla ku po zhvillohet takimi i sotëm i drejtuesit politik për diasporën për Partinë Saocialiste, Taulant Balla, me shqiptarët në Firenze është "mbushur" vetëm nga rreth 30 persona. Takimi, pjesë e turit "Krenar për Shqipërinë" ka nisur në orën 19:00.

Dosja.al ka siguruar video nga salla ku po mbahet takimi dhe vërehet se në pjesën e përparme të saj ka disa persona, e ndërsa pjesa tjetër është e mbushur vetëm me flamuj shqiptarë dhe italianë. 

Në kuadër të turit "Krenar për shqipërinë", më 12 maj 2024, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, më 26 maj 2024 në Milani, më 26 tetor 2024 me shqiptarët në New York, më 3 nëntor 2024 me shqiptarët në Selanik dhe më 24 nëntor 2024 me shqiptarët në Londër. Në të gjitha takimet Rama ka kërkuar gjithashtu dhe votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025.

 

 

takimi i ps ne firenze

Sondazh

Poll