Aktualitet

Dy të rinjtë godasin me sende të forta një 34-vjeçar, i plagosuri përfundon në spital, arrestohet një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

20 Dhjetor 2024, 15:17 Nga M.B
Dy të rinjtë godasin me sende të forta një 34-vjeçar,
Foto ilustruese

TIRANA- Dy të rinj kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, në pranga kanë rënë një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë 34-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

tirana

Sondazh

Poll