Aktualitet

Shérri pérgják festat e fundvitit në Sukth, si nisi përplásja mes dy të rinjve që kapën thikát, autori në kërkim

31 Dhjetor 2019, 15:57 Nga DOSJA
Shérri pérgják festat e fundvitit në Sukth, si nisi

DURRËS– Policia e Durrësit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Sukth të Durrësit qëe përfundoi me dy të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ardhur [as një sherri të çastit që ka nxirtur të rinjtë të marrin thikat. Të plagosur kanë mbetur Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori, A.M., është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit,  janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet  e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres sherr me thika ne sukth durres sherr me thika ne sukth

Sondazh

Poll