Aktualitet

DOSJA KLIK/ Top 10 artikujt më të lexuar në Dosja.al, shqiptarët u térbuan për Zogun, kokainén, vrasjét dhe térmetin

31 Dhjetor 2019, 12:16 Nga DOSJA
DOSJA KLIK/ Top 10 artikujt më të lexuar në Dosja.al,

TIRANË– Çfarë lexojnë më shumë shqiptarët, informacione për interesin publik apo sensacion? Vëmendje pak… Sot, si dita e fundit e vitit 2019 kemi vendosur t’ju sjellim lajmet më të klikuara të 12 muajve që po lëmë pas, në Dosja.al. Janë lajmet që ju vetë keni zgjedhur t’i klikoni më teper, ndoshta për nga rëndësia, ndoshta për nga mënyra se si ne e kemi trajtuar, ose shkurt fare këto gjëra kërkoni të lexoni online.

Janë 10 artikuj që janë pjesë e top 10 përmbajtja më e lexuar sipas të dhënave që na ofron platforma google analytics.

1.Séks në grup për 200 mijë lekë, Iva Aliko pjesë e grupit të Zogut të Tiranës, vajza me të dashur deputet çoi Hermesin në makinën e Velos

I pari është lajmi mbi një pjesë të përgjimeve të skemës së prostitucionit të zogut të Tiranës, ku pjesë ishte edhe këngëtarja Iva Aliko. E vetëdeklaruar me të dashur deputet, fakti që vajza e shoëbizit dërgoi Hermes Nikajn drejt makinës së ‘Velos’, i ka tërhequr shumë lexuesit tanë.

2.Vdes masoni i parë shqiptar, njeriu që politikanët shqiptarë i ofruan miliona euro: Rama dhe Nano kërkuan akses, nderi që donte Basha

Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, ndërroi jetë dhe kjo gjë ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut. Ndodhta nga vetë deklaratat e Zotajt për politikanët shqiptarë që aspironin që ishin pjesë e shoqatës “Miqtë e Masonëve”.

3.“Më kapi afshi, i pashë të pasmet dhe…” Alex Seitaj tregon si fjeti me Xhesika Polon pasi ishin bërë tapë

Në vendin e tretë ndodhet një lajm për botën e shoëbizit. Edhe pse i publikuar në fund të muajit nëntor, ky lajm ka thyer klikimet, teksa ndjekësit tanë kanë lexuar se si aktorin Alex Seitaj e ka kapur afshi kur ka parë të pasmet e shoqes së tij, Xhesika Polo.

4.“Me 20 mln lekë mbylla gojën”/ Marsida plas ‘bombën’: Trafikoj kokainë, vrasja ndodhi për prishje pazaresh! Do iki nga Shqipëria

Më tej vjen lajmi për Marsida Qatja. Rrëfimi i parukieres, shtëpia e të cilës u kthye në skenë krimi, ku u ekzekutua Dritan Haxholli, teksa pranonte se kryente pazare droge dhe se me 20 milionë lekë ka mbyllur gojë, bëri bujë në të gjitha mediat.

5.“Dashnore këtej e andej”, Ilir Kadia tregon historinë e fshatarit: Bënte seks dhe namin në dy shtete, udhëtonte me ‘Jeep’

Ilir Kadiu që tregon për një ngjarje të shumë viteve më parë, ka arritur të jetë lajmi i shtatë më i lexuar në Dosja.al. Ai shkruante në një status në Facebook se si një fshatar i kishte treguar histori me dashnore dhe udhëtimi me ‘Jeep’

6.Zbulohet EMRI/ Ky është pronari i servisit të BMW që u kap me Zogun e Tironës në hotel, 47-vjeçari i apasionuar pas bishave luksoze

Artur Gjini, pronari i servisit që u kap në hotelin “Autostrada” me Hermes Nikajn është një nga lajmet më të klikuara. Përgjimet bënë bujë dhe zbulimi i laçjanit që kaloi disa orë kënaqësi me Zogun e Tiranës dhe me një vazjë të quajtur Denisa Neli, nuk kishte si të bënte përjashtim.

7.51 viktima, 913 të plagosur, bilanci i tërmetit tragjik

Tragjedia e 26-nëntorit nuk mund të mos ishte në listë. Pamjet nga tërmeti që la pas 51 itkima ishin një nga lajmet më të klikuara për këtë vit. Ankthi i shqiptarëve pas lëkundjeve, i çoi ata drejt portaleve për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe nëse priteshin të tjera trinditje.

8.PROFILI / 150 mijë € G-Class Lux, kush është Eldin Dergjini dhe ‘lidhja’ me Fatmira Hajdarin, Benz-i i blinduar me targa ruse që po ‘çmend’ hetuesit

Ky lajm pasohet me profilin e Eldin Dergjinit, vëllait të deputetes Ambra Borova, që reklamonte luksin në rrjetet sociale arriti të tërhiqte vëmendjen e ndjekësve tanë. Aksidenti misterioz në rreth-rrotullimin “Shqiponja”, teksa Dergjini udhëtonte me një mjet “G-Class” me targa ruse dhe të blinduar, i ‘çmendi shqiptarët. 

9.Prej 2 vitesh në një lidhje sekrete, media italiane zbulon dramën e Greg Ramës: I vdiq e dashura nga tërmeti

Zbulimi i të dashurës së djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut ishte një nga lajmet që tërhoqën vëmendjen tuaj. Edhe pse mes tragjedisë së tërmetit, pjesë e të cilës ishte edhe Kristi Reçi pasi humbi jetën familjarisht, lexuesi e dosjes u drejtuan nga detajet rozë të lidhjes së çiftit.

10.DOSJA-MALKO/ Vrasja që trazoi ujërat e MAFIAS, lobimet për goditjen e klanit ‘Duka’, roli i ‘ish-miss-it’ Sejdini dhe DEA për drogën

Dosja “Malko” e mbyll këtë klasifikim! Vrasja që trazoi ujërat e mafia-s, lobimet për goditjen e klanit ‘Duka’, roli i ‘ish-miss-it’ Sejdini dhe DEA për drogën, janë në vendin e dhjetë. Detajet e zbuluara nga Dosja.al futen tek lajmet që ju vetë keni lexuar më shumë. Trokisni gotat me të dashurit tuajë dhe shihemi përsëri në 2020, edhe më interesantë se në vitin që lamë pas…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edosja-klik lajmet me te lexuara ne vitin 2019 edosja-klik lajmet me te lexuara ne vitin 2019

Sondazh

Poll